Bulqizë, arrestohet drejtori teknik dhe tekniku i minierës

23/10/2015 14:30

Një ditë pas vdekjes së minatorit në minierën e Bulqizës, policia ka vënë në pranga drejtuesin teknik dhe tekniku e mesëm minerar ku ndodhi ngjarja. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Selim Daci dhe Ylli Zogu janë arrestuar në akuzën e mosrespektimit të rregullave në punë.

Pasditen e të enjtes brigadieri Izet Keta, 67 vjeç humbi jetën dhe u plagos rëndë minatori Agron Daxha, 48 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë e firmës Kevger.

Sipas policisë një nga shkaqet e ndodhjes së këtij aksidenti ka qene dëmtimi i një gruri fresibel me të cilin ka qenë duke punuar njëri nga të aksidentuarit, gur i cili gjatë kqyerjes se vendit të ngjarjes u gjet i dëmtuar. Ndërkaq, pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar dhe shkaqet e plotë të aksidentit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një motor sharrë, një motorsekë gur fresibel të dëmtuar, një kasketë e dëmtuar, si dhe rrobat e punës së të ndjerit Izet Keta të dëmtuar pjesërisht.

Top Channel