Revolta antikomuniste e 1990 në Rumani, rihapet dosja e ish-presidentit

23/10/2015 00:00

Autoritetet rumune kanë rihapur dosjen e ish-presidentit Ion Iliescu që duhet të përgjigjet para gjyqit për shtypjen me dhunë të revoltës antikomuniste në 1990-n.

85-vjeçari akuzohet se thirri në atë kohë me mijëra punëtorë minierash nga Rumania Perëndimore në Bukuresht për t’iu dhënë fund protestave të opozitës.

Gjatë ndërhyrjes brutale të minatorëve, e njohur në historinë rumune me emrin “Mineriada”, u vranë të paktën 6 vetë e u lënduan mbi 1000 të tjerë.

Komunisti i vjetër Iliescu mori pushtetin në dhjetor 1989, pas rënies së regjimit të diktatorit Nicolae Caeausescu, dhe në majin e 1990-s u zgjodh me shumicë votash president i vendit.

Top Channel