Nëna e dehur rrëzohet nga kamionçina, 3-vjeçari drejton makinën në autostradë

23/10/2015 00:00

33-vjeçarja Taloa Foster është prangosur në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara pasi kishte pirë aq shumë alkool sa kishte rënë nga kamionçina që ngiste, duke lënë brenda mjetit në lëvizje dy djemtë e saj binjakë 3-vjeçarë.

Nëna ra nga makina në tentativë për t’i vendosur rripin e sigurisë njërit prej fëmijëve të vegjël, ndërsa më pas njëri prej tyre ka marrë timonin e ka mundur të manovrojë, derisa e ndaloi makinën duke e përplasur në një barrierë anësore të autostradës me katër korsi. Policët thanë pas ngjarjes se fëmija qëndronte në këmbë mbi sediljen e makinës për të arritur timonin.

Mbi Fosterin rëndon akuza e vënies së të miturve në rrezik. Fatmirësisht, asnjëri prej djemve nuk u lëndua në këtë incident.

Top Channel