Ngjyrat e kësaj vjeshte kanë filluar të dominojnë kudo. Peizazhi, me të cilin ballafaqohemi çdo ditë në këtë stinë, shërben për shumë njerëz si frymëzim. Për të tjerë, kjo stinë ngjason me një femër të bukur, e cila i ngjan një kokete; për disa është një paralajmërim i dimrit, a një gjendje meditimi e romantizmi.

Alma Nikolli është 23-vjeçarja, e cila e adhuron vjeshtën. Në bllokun e saj të shënimeve, përveç se ka dedikime për këtë stinë, ka edhe gjethe të ruajtura me fanatizëm prej vitesh, të cilat kanë histori të caktuar.

Të rendësh pas ngjyrave që fal vjeshta. Por si? Këtu gjithsecili ka sekretin e tij për të treguar.

Pavarësisht moshës, Skënder Strica ndihet i ri nën shkëlqimin vjeshtarak. Për të, kjo stinë përkon me një sezon intrigues, ndaj jo më kot pret me padurim stinën që e frymëzon.

I sapokthyer nga një ekspozitë në Vjenë, piktori shkodran shprehet se, peizazhet e vjeshtës i dhurojnë ngrohtësi.

Megjithëse pikturat me natyrë vjeshtarake arritën kulmin e tyre në impresionizmin francez, njerëzit ende edhe sot shprehin një interes të madh, që së paku të kenë një pikturë të tillë.

Dean, ndryshe nga i ati, kjo periudhë e frymëzon për të tjera gjëra.

Spektakli i gjetheve të arta është një nga detajet më të bukura të kësaj stine.

Vendet për shijimin e vjeshtës janë disa, ku në listën e 10 qyteteve që rekomandohen nga “Huffington Post” janë edhe Parisi, Roma e Amsterdami.

Entuziazmi që sjell vjeshta me ngjyrat e kuqerremta, 17-vjeçares Gejsi Hamiti i tingëllon tejet sensual.

Ngjyrat vjeshtore përçojnë në shumë foto një magji unike, ku si trend, së fundmi për shumë të rinj, është veshja e pjesëve intime me petkun vjeshtor.

Shumica e të rejave shqiptare e shikojnë pazgjidhshmërisht vjeshtën, si momentin për të ndryshuar pamjen e tyre, me trendet e 2015-s.

Disa të tjerë mbeten gjithnjë kërkues të ngjyrave perfekte, për t’i aplikuar në apartamentin ose garderobën e tyre.

Najada Elmazi ka një ritual shumë interesant. Për të, fillimi i kësaj periudhe përkon me ndryshimin e një pjese të garderobës.

Gjithnjë kjo stinë ka shërbyer për të frymëzuar kompozitorë, shkrimtarë e artistë.

Top Channel