Ed Sheeran shkëputet nga muzika: Kam nevojë për pushim

23/10/2015 00:00

Këngëtari i hitit “Thinking Out Loud” është kthyer një nga artistët më të suksesshëm vitet e fundit, por duket se tashmë është gati të largohet nga qendra e vëmendjes për të shijuar kohën me miqtë dhe familjarët e tij.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Ed Sheeran sqaron: “Jam me miqtë dhe familjarët momentalisht kështu që nëse ju më doni vërtet, më lejoni të zhdukem për disa muaj dhe të komunikoj me ju sa më pak të jetë e mundur. Mendoj se kam nevojë për pushim nga telefoni, rrjetet sociale dhe posta elektroniike”.

Këngëtari ka treguar se do të mbyllë edhe datat që ka caktuar deri më 12 dhjetor dhe më pas do të shkëputet për 9-muaj.

Ky vit ka qënë tepër i suksesshëm për Ed, i cili është vlerësuar me disa çmime, por duket se pas këtij suksesi, koha me familjen dhe miqtë i nevojitet artistit.

Top Channel