Kujdes kur tentoni të vidhni biçikleta!

23/10/2015 00:00

Në disa raste drejtësia nuk vonon. Me siguri këtë do kenë menduar edhe këta hajdutë biçikletash në Brazil, të cilët janë bërë pjesë e një skene të përgatitur më parë, ndërsa kanë rënë viktimë në të.

Në një video të publikuar së fundmi në “Youtube”, duket qartë se si hajdutët kanë rënë pre e kurthit të ngritur, madje janë bërë edhe mjaft qesharak.

Biçikleta ishte lënë pranë një peme, ndërsa ata pasi i afrohen nuk mendohen dy herë, por e marrin e atë dhe tentojnë të largohen me shpejtësi. Në 5-6 metrat e para duket se ata ia arritën qëllimit, por nuk është kështu. Biçikleta ishte e lidhur në trungun e pemës me një litar i cili e ndalon atë menjëherë, ndërsa hajduti bën një rënie spektakolare në pjesën e përparme të saj.

Por nuk kishte mbaruar këtu, pasi personat që kishin ngritur kurthin për hajdutët i lëshohen për t’i kapur ndërsa ata largohen me shpejtësi.

Pas këtij zhgënjimi, hajdutët në Brazil me siguri do të mendohen dy herët kur të tentojnë të vjedhin një biçikletë.

Top Channel