Kolonjë, plasaritet ura që lidh fshatrat Selenicë-Qinam

23/10/2015 21:35

Ka pësuar plasaritje në pjesën e poshtme të saj ura në Kolonjë që lidh fshatrat Selenicë dhe Qinam.

Nga të dhënat e fundit mësohet se shkak për këtë dëmtim të urës janë bërë reshjet e shumta të ditëve të fundit.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se për pasojë, mbi urë nuk do të lejohet kalimi i automjeteve të rënda mbi 3.5 tonë.

Të njëjtat burime shtojnë se në ditët e ardhshme pritet të merren masa nga strukturat përkatëse të pushtetit vendor.

Top Channel