Ish e dashura e Balotelli-t, në krahët e Hamilton

23/10/2015 00:00

Kampioni i Formula 1, britaniku Lewis Hamilton tashmë ka në krahë ish-të dashurën e Balotellit, Fanny Neguesha.

Kohët e fundit është folur shpesh për një lidhje të tyre, por ditët e fundit Neguesha dhe Hamilton janë fotografuar teksa kanë dalë të vetëm nga një hotel në Londër. Më pas çifti, kur ka parë që është pikasur nga paparacët ka dalë nga dera anësore të hotelit.

Tashmë është e sigurt, Hamilton ka harruar Rihanna-n, ndërsa Fanny Neguesha Balotelli-n dhe Cheikhou, futbollistin e West Ham, me të cilin u lidh pas ndarjes me futbollistin e Milanit.

Pas publikimit të këtij lajmi, çifti është para sërish së bashku, këtë herë në një prej lokaleve më luksozë të Londrës. 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel