Sulm me mortaja në Libi, 6 të vdekur

24/10/2015 04:15

Një sulm me mortaja mbi turmën që po protestonte në qytetin lindor libian të Bengazit ka lënë të vdekur 6 persona, ndërsa 35 të tjerë janë plagosur.

Qindra persona ishin mbledhur për të protestuar propozimin e mbështetur nga OKB për “qeverinë e unitetit”.  Mortajat janë lëshuar nga një zonë nën rrethim ku dyshohet se veprojnë ekstremistët.

Vitet e fundit ka pasur disa përleshje mes ushtrisë dhe forcave ekstremiste të cilat mbështesin ISIS. Ndër to është edhe grupi Ansar al-Sharia që është edhe më i njohuri.

Protestuesit ndërkohë janë kundër formimit të një “qeverie uniteti”, që erdhi si propozim pas gati një vit bisedimesh mes Parlamentit islamit të mbështetur në Tripoli dhe administratës së njohur nga ndërkombëtarët në lindje.

Gjithsesi, marrëveshja duhet të ratifikohet nga të dy Parlamentet, por shumë deputetë nga të dyja anët janë shprehur kundër duke hedhur poshtë këtë plan.

Top Channel