Kate Hudson… kur dëgjon Adele

24/10/2015 00:00

Ajo është duke u ndarë nga ish i fejuari i saj Matt Bellamy. Dhe mjafton një këngë e Adele që Kate Hudson të shpërthejë në lot. Pasditen e të premtes, Hudson ka postuar një reagim emocional të sajin, pasi ka dëgjuar këngën e re të Adele.

36-vjeçarja Kate iu bashkua të qarave kolektive kur Adele u rikthye me singëllin e saj “Hello”, që mesa duket do të mbajë rekord për shkak të lotëve të fansave.

Edhe Katy Perry ka shpërthyer në lot, teksa ka postuar një jastëk të lagur nga të qarët në Instagram me diçiturën: Duke dëgjuar këngën e Adele.

Top Channel