Ora dimërore rikthehet këtë të dielë

24/10/2015 00:00

Në natën mes kësaj të shtune dhe të diele ora do të kthejë pas, duke na dhënë kështu mundësinë për të fjetur dhe një orë më shumë. Ashtu sicc është vendosur, që ora do të ndërrojë në të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit, akrepat do të ndryshojnë më 25 tetor.

Në orën 03.00 të natës, akrepat do të kthehen një orë pas, për të shënuar orën 02.00. Në këtë mënyrë, deri në të dielën e fundit të marsit do të kemi mundësi të flemë një orë më tepër.

Ndryshimi i orës është vendosur në vitet ’70 dhe qëllimi i saj ka qënë shfrytëzimi në maksimum i dritës së diellit, dhe kursimi i energjisë elektrike.

Top Channel