F1 në Texas, moti i keq kushtëzon provat e lira

24/10/2015 00:00

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë ndikuan jo pak në provat e lira të Çmimit të Madh të Teksasit në Botërorin e Formula 1.

Sesioni i dytë i këtyre provave u anulua dhe për bazë në këtë ditë të parë të kësaj fundjave u morën kohët e shënuara nga pilotët në sesionin e parë. Ai që e dominoi këtë sesion ishte Niko Rosberg që e përshkoi pistën e Ostin me kohën 1 minutë 53 sekonda e 989 të mijtat, mbi 1 sekondë më i shpejtë se te gjithë rivalët e tij.

Menjëherë pas pilotit gjerman te Mercedes, në vendin e dytë dhe të tretë, u pozicionuan pilotët e Red Bull, Kvijat dhe Ricciardo.

Ljuis Hamilton shënoi kohën e pestë më të mirë duke lënë pas ferraristin Sebastian Vetel, ndersa finlandezi Kimi Raikkonen nuk shkoi më shumë se vendi i tetë në këto prova. Plotësuan dhjetëshën më të mirë Fernando Alonso me McLaren Honda dhe Valteri Bottas me Uilliams.

Top Channel