Një 81-vjeçar shkon në një dyqan kitarash në Tennessee dhe mer një kitarë elektrike për të performuar këngën e famshme meksikane, Besame Mucho.

Momenti kur Bob Wood luan në kitarë është filmuar nga menaxheri i dyqanit dhe ngjarja ka ndodhur në 2014, por që nga ai moment video është parë në Facebook për më shumë se 2.1 milionë herë.

Kur ai mbaroi performancën, një burrë në dyqan duke qeshur bërtiti: “Kjo është shumë mbresëlënëse”.

Wood, baba i nëntë fëmijëve, ishte një performues i rregullt në Jamboree, në 1970, në West Virginia thotë për Guitar Player vajza e tij Melanie.
Ai ka luajtur në Jamboree për 10 vjet, dhe ka krijuar albume të ndryshme për vite me radhë. Madje ka marr edhe çmime.

Top Channel