Rritet tensioni mes Fiorentinës dhe Romës. Shkak, Salah

24/10/2015 00:00

Rritet tensioni në prag të ndeshjes së Serisë A mes Fiorentinës dhe Romës që do të luhet ditën e diel dhe shkaku është Muhamed Salah.

Në fakt tifozët e skuadrës violë kanë përgatitur një pritje jo shumë miqësore në momentin që ai do të zbresë në ‘Artemio Franki’. Çështja e transferimit të Salah te Roma tashmë është e njohur, por ende nuk dihet si do të përfundojë. Si Fiorentina, ashtu edhe Roma janë të bindura në qëndrimet e tyre dhe vetëm FIFA do të mund të zgjidhë gjithçka në muajin dhjetor. Ndërkaq, Salah po bën paraqitje të mira me Romën dhe kjo vetëm sa ka shtuar hidhërimin e  tifozëve të skuadrës nga Firence.

Kjo do të thotë se askush nuk do t’i kursejë fërshëllimat ndaj Salah, gjë që do të nisë që nga momenti që ai të bëjë nxemjen në fushën e lojës deri në mbylljen e takimit. Vetëm ndërhyrja e Rudi Garsias mund të evitojë këtë dhe ta lërë atë në stol.

Fakti që askush në Firence nuk e ka falur Salah për këtë tranasferim në kryeqytetin italian e tregon edhe rrjeti social Tëitter dhe komentet e shumta kundër futbollistit që cilësohet si ‘Mesi i Egjiptit’.

Top Channel