Ligat europiane, kërkojnë transparencë të FIFA-s

24/10/2015 00:00

Drejtuesit e Ligave Evropiane të Futbollit kërkojnë që FIFA të bëjë transparencë për atë cfarë  po ndodh. Ditën e premte në Varshavë u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së Ligave të Futbollit Profesionist në Evropë në përfundim të së cilës publikuan edhe një komunikatë për shtyp ku shprehej shqetësimi për rastet e korrupsionit që kanë pushtuar FIFA.

Në këtë komunikatë, Ligat Evropiane, përveç transparencës, kërkuan edhe një rinovim të strukturave të këtij institucioni.

‘Situata aktuale e FIFA dhe akuzat e rënda të ngritura ndaj zyrtarëve të saj kanë bërë që të nisin disa hetime që janë shqetësuese jo vetëm për FIFA por për të gjithë botën e futbollit transparenca duhet të apikohet si për zyrtarët më të lartë ashtu edhe në procesin e marrjes së vendimeve. Shoqata e Ligave të Futbollit Profesionist në Evropë dëshiron te theksoje gjithashtu se për të vendosur principe të reja në këtë institucion drejtues të përfshihen në proces të gjitha palët e interesuara dhe këtu përfshihen dhe Ligat e futbollit’, thuhet në komunikatë

Top Channel