Basha takon tregtarët e Durrësit: Ulim taksat

24/10/2015 12:30

Këshilltarët demokratë nuk do të pranojnë asnjë mbledhje normale pa pranuar uljen e taksave siç e parashikon ligji. Kështu është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi me tregtarët e tregut industrial në Durrës.

Në këtë treg operojnë rreth 400 tregtarë, të cilët janë ankuar se nuk kanë fuqi blerëse dhe taksat i kanë të larta.

“Tregu trajtohet si një dyqan në bulevard, shkojnë taksat dhe sigurimet 1 milion lekë të vjetra. Vetëm në Durres kërkohen këto”, thotë një tregtar.

“9 përqind taksë e sheshtë për biznesin e madh. 0.5% e xhiros tatim për biznesin e vogël dhe rritje e tavanit deri në 12 milionë lekë të reja”, ka premtuar Basha. Ai tha se ndonëse u rrit taksa e pronave, ajo “përfundon në llogaritë e qeveritarëve”.

Top Channel