Çmimi i Amerikës; provat zyrtare, të dielën para garës

24/10/2015 00:00

Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Amerikës do të mbahen përpara zhvillimit të garës, të dielën në orën 15:00. Gara starton në 20:00, me orën tonë.

Shiu i rrëmbyeshëm në cirkuitin e Ostin të Teksasit pengoi zhvillimin e sesionit. Për shkak të dendësisë, organizatorët u detyruan të pezullonin procesin që duhej të niste në orën 20:00 të së shtunës.

“Në këto kushte nuk është e mundur të vazhdohet. Por presim që situata të përmirësohet, me shpresën e mbajtjes së provave”, deklaroi drejtori i garës, Charlie Whiting.

Ndërprerja ishte një “mundësi e mirë” për pilotët që të kalonin kohën me shaka në disa raste dhe me vallëzime në disa të tjera, siç ishte ai i pilotit të “Red Bull”, Daniel Ricciardo.

Top Channel