F1, provat për “pole position” në 15:00, transmetimi në Top News

25/10/2015 00:00

Pas shtyrjeve të të njëpasnjëshme të zhvillimit të provave zyrtare për “pole position”, të vlefshme për Çmimin e Madh të Amerikës, ku do të garohet në Austin të Teksasit, prej së shtunës mbrëma është marrë një vendim zyrtar për zhvillimin e tyre këtë të diel në orën 15:00 dhe do të transmetohen në Top News.

Reshjet e dendura të shiut ishin pengesa kryesore e zhvillimit të tyre gjatë ditës së shtunë, siç ndodh zakonisht gjatë fundjavave kur garohet për sportin më të ndjekur të automobilizmit, Formula 1, por mbeten gjithashtu një kërcënim edhe për ditën e sotme, pasi ende rrezikohet që për shkak të motit të keq të mund të ketë zhvillime të reja.

Gara për Çmimin e Madh të SHBA-ve, në Austin pritet të zhvillohet më tej, pas provave për “pole position”, në orën 20:00 me orën tonë, e do të transmetohet drejtpërdrejt në Top Channel dhe Top Channel HD.

Top Channel