Mali i Zi, dhjetëra të plagosur nga përleshjet në Podgoricë

25/10/2015 00:00

Me dhjetëra vetë janë plagosur në kryeqytetin malazez, Podgoricë, pas përleshjeve të dhunshme që shpërthyen mes policisë e demonstruesve antiqeveritarë.

 kur disa prej demonstruesve lëshuan flakadanë drejt kordonit të policëve të rreshtuar përpara ndërtesës së Parlamentit, pohon reporteri i agjencisë së lajmeve “Reuters”, i cili në ato momente ndodhej në vendngjarje e ka parë gjithçka me sytë e tij.

Ekzekutivi malazez shkroi në faqen e vetë në Twitter se, pati disa të lënduar në radhët e efektivëve të policisë, pa dhënë megjithatë një numër të saktë.

Udhëheqësit e opozitës nuk kanë bërë ende asnjë koment mbi situatën. Në bindjen e tyre, politikani veteran Gjukanoviç, në pushtet prej dy dekadash tashmë, po e qeveris ish-Republikën jugosllave me 680 mijë banorë si ta kishte çifligun e tij.

Milan Knezeviç, një prej figurave më në zë të Frontit Demokratik, forca qëndrore shtytëse pas valës disajavore të protestave në vend, këmbëngul se Mali i Zi ndodhet përpara një pike kthese historike.

Pak para tubimit, një grup mbështetësish të opozitës qëlluan me gurë ndërtesën e Ambasadës shqiptare në Podgoricë, duke dëmtuar pjesën e jashtme të saj. Sulmi u dënua ashpër si nga qeveria malazeze, ashtu dhe nga Tirana zyrtare.

Lëvizja opozitare në këtë vend përbëhet sa nga parti properëndimore, ashtu dhe nga elementë proserbë, që ushqejnë marrëdhëniet e ngushta Podgoricë-Beograd. Protestat e opozitës po shkallëzohen, në kohën kur Mali i Zi është kandidat për anëtarësim në BE dhe pritet, që brenda këtij viti të marrë ftesën për anëtarësimin në NATO.

Top Channel