Lushnjë, edicioni i tetë i Festivalit të Valleve Popullore

25/10/2015 12:00

Për dy netë me radhë, në Lushnjë është zhvilluar edicioni i tetë i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valleve Popullore.

Organizimi i këtij festivali është kryer nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Valleve Folklorike dhe Bashkinë e Lushnjës.
 
Grupet pjesëmarrëse të valleve kanë qenë nga Durrësi, Gjirokastra, Elbasani, Lezha, Kukësi, Gjilani etj. Ato janë prezantuar në sheshin qendror të qytetit me kostumet e tyre popullore, ndërsa konkurrimi i tyre është bërë në ambientet e kinoteatrit “Vaçe Zela” të Lushnjës. 

Në këtë festival janë ekzekutuar vallet më të bukura folklorike të trevave shqipfolëse, interpretuar këto nga grupet e të rinjve.

Kryetari i jurisë së festivalit, Rexhep Çeliku, u shpreh se ky festival është i dyti përsa i përket rëndësisë, pas atij të Gjirokastrës.

Në përfundim të garës, me çmimin e parë u vlerësua grupi i Lezhës, me çmimin e dytë ai i Gjirokastrës dhe të grupi nga Durrësi.

Top Channel