Florida, hiqet moratoriumi i gjuetisë ndaj arinjve

25/10/2015 00:00

Për të parën herë në dy dekada, Florida lejon gjuetinë e arinjve, pavarësisht kundërshtimit të ashpër të aktivistëve të mbrojtjes së kafshëve.

Komisioni shtetëror i ruajtjes së kafshëve të egra vendosi t’i japë dritën jeshile gjuetarëve të licencuar, për vrasjen e 320 arinjve të zinj.

Qëllimi është të stabilizohet numri në rritje i kafshëve, që janë shtuar me një ritëm të shpejtë. Me t’u dhënë “ok” i autoriteteve, gjuetarët u lëshuan pa frè, duke asgjësuar plot 200 arinj vetëm ditën e shtunë.

Top Channel