Mitrovica e Veriut po spastrohet nga shqiptarët; u blihen banesat me shuma marramendëse

25/10/2015 00:00

Mbi 350 shtëpi dhe shumë më shumë banesa private të shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës, Qeveria e Serbisë i ka blerë duke u ofruar shuma marramendëse parash.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, shqiptarët kanë shitur më shumë shtëpi në “Lagjen e Boshnjakëve”, mbi 120 të tilla, por një numër të madh të shtëpive të shqiptarëve, Qeveria serbe i ka blerë edhe në lagjet e tjera veriore, sërish me shuma marramendëse.

Shqiptarët e veriut thonë se janë shitur mbi 60 për qind e pronave të tyre, në mesin e të cilave edhe banesa, të cilat paraprakisht janë uzurpuar nga serbët.

Në këtë mënyrë, duke blerë shtëpitë e shqiptarëve, Serbia bën spastrimin etnik në veri të Mitrovicës.

Sipas shqiptarëve të veriut, pronat e tyre po shiten me ndërmjetësimin e “matrapazëve dhe të avokatëve”, ndërkohë që trendin e shitjes së pronave të shqiptarëve në veri nuk mund ta ndalë askush, madje as nuk bëhen përpjekje.

Top Channel