Drejtonte mjetin e dehur, shkakton 4 të vdekur dhe 44 të plagosur

25/10/2015 00:00

Katër studentë u përplasën për vdekje në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara, nga një 25-vjeçare që po e ngiste makinën e saj me shpejtësi të madhe, nën influencën e alkoolit.

44 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa Adacia Chambers, shkaktarja e aksidentit më të rëndë të këtij lloji në rajon prej 30 vitesh, është vënë nën pranga.

Ngjarja ndodhi gjatë një parade, ku ishin grumbulluar shumë njerëz, ndaj dhe bilanci i viktimave të pakujdesisë ekstreme të saj është kaq i lartë.

Dëshmitarët tregojnë sesi kanë parë njerëzit të hidheshin në ajër, nga mjeti që nuk ndalonte. Në mesin e 4 të vdekurve është edhe një djalë dyvjeçar.

Top Channel