Rita Ora: Kanë abuzuar me mua kur kam qenë 14 vjeç

25/10/2015 00:00

Rita Ora ka treguar se një djalë 26-vjeçar i ka futur duart kur ajo ka qenë 14 vjeç dhe ishte nxënëse në “Sylvia Young Theatre School” të Londrës.

Gjithsesi, këngëtarja me origjinë kosovare ka shtuar se ky episod nuk i ka shkaktuar traumë, por i ka rritur besimin te vetja.

“Ai ishte 26 vjeç dhe unë 14. Duket rast i pastër abuzimi me fëmijët, por nuk ishte ashtu. Nuk dua të them se më detyroi dhe nuk dua që njerëzit të mendojnë se unë jam abuzuar kur kam qenë fëmijë”, ka thënë 24-vjeçarja.

Ky zbulim është bërë në biografinë e këngëtares, ekstrakte të së cilës janë publikuar nga “The Sun on Sunday”.

Top Channel