Braktis shokët për të dashurën?! Ja çfarë të ndodh

25/10/2015 00:00

Nuk është sekret fakti që në momentin kur një vajzë hyn në jetën e një djali, miqtë e këtij të fundit kalojnë në radhë të dytë. Krejt papritur, të shikosh ndeshjet dhe të pish birra më shokët nuk është më një prioritet i tij. Me pak fjalë, shoku juaj i ngushtë nuk ka më kohë për ju.

Prandaj, kur Kerian Cable mendoi se duhej t’i përkushtohej lidhjes dhe të “arratisej” nga shoqëria, gaboi shumë. Kjo për shkak se miqtë e tij tashmë kishin një plan.

Sapo Keiran “harroi” shokët, këta të fundit vendosën t’i organizojnë një ceremoni të rreme mortore me një arkivol, makinë funerali, lajmërimet e vdekjes dhe një prift.

Miqtë, që luajnë bashkë në një skuadër lokale futbolli, vendosën ta ftojnë Keiranin në një lokal për të shikuar një ndeshje të regbisë, dhe menjëherë sapo arriti, filloi “ceremonia”.

Miqtë kishin ndarë të gjitha detyrat, njëri po bëntë priftin që po thoshte fjalët më të mira “në kujtim” të Keiran, tjetri kishte marrë me qira makinën e funeralit, tjetri ishte marrë më lajmërimet e vdekjes etj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel