Sa prapa Adele me tekonologjinë! Ja arsyeja

25/10/2015 00:00

Ka vetëm tri ditë që Adele ka publikuar këngën më të re “Hello” dhe vetëm për 48 orët e para ajo kishte mbi 45 milionë shikime.

Fansat ishin mrekulluar nga kënga e Adele, që ishte e parë në tre vite, por në të njëjtën kohë, një gjë tjetër iu kishte tërhequr vëmendjen.

Në klipin e këngës “Hello” Adele mban një telefon të modelit të vjetër, apo siç njihen telefonë me kapakë, duke injoruar smartfonët e fundit.

Regjisori Xavier Dolan ka zbuluar edhe arsyen se pse Adele mban nje telefon me kapakë dhe jo një iPhone ose Galaxy.

“Arsyeja e vërtetë është që asnjëherë s’kam pëlqyer t’i bëj pjesë të filmimeve smartfonët ose makinat më të reja. Nëse do kishim një iPhone ose një makinë të re në klip, atëherë do të më krijohej ndjesia sikur jam duke bërë jnë gjë komerciale, jo art”, është shprehur Dolan.

Top Channel