Sekuestrohen rreth 700 kg kanabis në Portin e Durrësit

25/10/2015 19:20

Rreth 700 kg kanabis sativa janë sekuestruar mbrëmjen e së dielës në Portin e Durrësit, të fshehura në një kamion me targa TR 8201 R.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se kamioni i ishte i ngarkuar me baleta me dru zjarri, ku në brendësi të tyre ishte e vendosur edhe lënda narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, e ngarkuar në Bushat të Shkodrës, ndërsa sipas policisë kishte si destinacion Milanon.

Në total ishin 32 baleta dhe 10 prej tyre kishin në brendësi lëndë narkotike.

Ndërkaq, në pranga kanë rënë drejtuesi i kamionit Ervin Pellumbi, 36 vjeç dhe pronari i mjetit Albert Doku, 51 vjeç.

Nga ana e saj, Policia e Durrësit është duke vijuar hetimet për të zbardhur origjinën e lëndës narkotike dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel