Ja si reagon Rosberg pas triumfit të Hamilton

25/10/2015 00:00

“I liroi rrugën 6 xhiro para përfundimit”, nëse ishte kështu me siguri që nuk ka qenë me dëshirën e tij, por një urdhër skuadre.

Marrëdhënia mes Rosberg dhe Hamilton nuk është dukur kaq miqësore pas përfundimit të Çmimit të Madh të Amerikës.

Në një video të publikuar menjëherë pas garës së të dielës, Rosberg nuk tenton aspak të festojë fitoren e shokut të tij të skuadrës, madje reagon keq teksa i hedh kapelen i inatosur britanikut.

Top Channel