Belgjikë, atentat bazës ushtarake; reagimi i efektivëve shmang tragjedinë

26/10/2015 12:05

Forca të shumta policore janë vënë në kërkim të një personi të maskuar, që u përpoq të realizonte një sulm me autobombë ndaj bazës ushtarake Flawinne, në Namur të Belgjikës.

Mediat e huaja raportojnë se ushtarët e bazës kanë hapur zjarr në momentin kur personi përplasi automjetin e tij në dyert e godinës. Të shtënat e kanë penguar autorin të shpërthejë lëndën plasëse dhe të largohet nga vendngjarja.

Prokurorët belgë kanë deklaruar se nga sulmi nuk ka patur të lënduar dhe se makina e agresorit është gjetur e braktisur në një qytezë aty pranë.

Në bordin e saj janë gjetur kallëpe eksplozivi, shtojnë hetuesit, të cilët nënvizojnë se motivet e këtij sulmi mbeten ende për t’u zbardhur.

Baza ku ndodhi ngjarja strehon 65- ushtarë të batalionit të dytë paraushtarak. Por sipas gazetës britanike “Daily Mirror”, aktualisht atje nuk ndodhen më shumë se 50 pjesëtarë personeli, pasi të tjerët janë duke marrë pjesë në një stërvitje madhore jashtë kufijve.

Top Channel