Dy vajza identike kanë deklaruar veten “binjakë të huaj” pasi kanë zbuluar ngjashmërinë e tyre. Cordelia Roberts, nga Mbretëria e Bashkuar dhe Ciara Murphy nga Wexford, Irlandë, ishin të dyja në universitetin e Bremen të Gjermanisë, kur u takuan.

Ato janë pyetur shpesh nëse kanë ardhur me motrën e tyre. Vajzat vendosën të bëjnë një selfie për të vërtetuar ngjashmërinë e tyre.

Kështu, Cordelia dhe Ciara thonë se të dyja ndiheshin vetëm në një vend të ri, teksa nisën të studionin në Universitetin e Bremenit.

Vajzat postuan një selfie në faqen në Facebook, Twin Strangers me diçiturën: Mendoj se e gjeta binjaken time!”. Twin Stranger ëstë një projekt i nisur nga tre miq dhe u bë i njohur vitin e kaluar pasi Niamh Geanye, 26 vjeç përdori këtë faqe për të gjetur binjaken e saj të huaj, dhe tashmë po ndihmon të tjerët.

Top Channel