Argjentina shkon në balotazh

26/10/2015 00:00

Kandidati i opozitës Mauricio Macri ka surprizuar jo pak duke bërë që zgjedhjet presidenciale në Argjentinë të shkojnë në balotazh. Mendohej se i mbështeturi nga presidentja në largim, Kristina Fernandez de Kirchner, do t’i fitonte lehtësisht zgjedhjet në raundin e parë, por ky i fundit duket se nuk ka mundur të garantojë 45 përqindëshin e nevojshëm të votave për të evituar balotazhin.

Macri ka mundur kështu të fitojë jo pak mbështetje për shkak të mandatit të tij si kryebashkiak i Buenos Airesit. Favoriti i partisë në pushtet, kandidati i qendrës së majtë, Daniel Scioli, u përzgjodh personalisht nga presidentja Kristina Fernandez de Kirchner, e cila pasi ka kaluar dy mandate në detyrë, e kishte të ndaluar me Kushtetutë të kërkonte një të tretë.

Scioli që është guvernator i provincës së Buenos Airesit është një ish-kampion botëror garash me barka dhe ka humbur krahun e djathtë në një garë në vitin 1989. Ai kishte premtuar se do të ulte inflacionin në Argjentinë në më pak se katër vite dhe do të rigjallëronte ekonominë.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, do të mbahet tani më 22 nëntor.

Top Channel