Real Madrid dhe PSG, në garë për Eden Hazard

26/10/2015 14:00

Eden Hazard është emri që po përmendet më shpesh së fundmi në ambientet e futbollit evropian. Lojtari belg po përjeton momentin më të keq te Chelsea, ku trajneri Jose Mourinho e ka cilësuar si përgjegjësin për rezultatet negative të skuadrës londineze dhe kjo bën që ai të mendojë për një largim të mundshëm nga “Stamford Bridge”.

Skuadrat që pretendojnë shërbimet e tij nuk mungojnë dhe një prej tyre është Reali i Madridit. Mësohet se klubi spanjoll do të bëjë një tentativë për blerjen e Hazard në muajt e verës, por për presidentin Perez kjo tratatativë nuk do të jetë e lehtë.
 
Kjo për faktin se në garë për kartonin e belgut është përfshirë edhe Paris Saint Germain. Te kampionët e Francës po flitet shumë për një largim të mundshëm të Ibrahimovic dhe Lavezzi dhe për këtë arsye ata i kanë hedhur sytë nga Hazard. Madje, sipas medias britanike, drejtuesit e klubit francez po përgatisin edhe një ofertë prej 104 milionë eurosh për të blerë kartonin e futbollistit belg, ndërkohë që kontrata personale e tij parashikon një pagë prej 13 milionë eurosh në vit.

Top Channel