Deputetet e Kosovës reagojnë kundër dhunës ndaj grave

26/10/2015 17:40

Grupi i Grave Deputete në Kosovë shpreh shqetësimin për përmasat që po merr dhuna gjinore, përherë në rritje dhe jo rrallë herë me shpërthime fatale me humbje të jetëve të grave dhe vajzave tona.

Ky reagim i grave deputete vjen një ditë pas vrasjes së Zejnepe Bytyqi–Berisha në Suharekë, e cila vdiq nga plagët e marra nga goditja me thikë nga bashkëshorti i saj.

Gratë deputete kërkojnë nga organet që të sjellin para drejtësisë autorin e krimit dhe t’i japin dënimin e merituar, ndërkaq shteti të kthejë vëmendjen tek viktimat e dhunës së krimit në familje.

Top Channel