Dhjetëra njerëz sfiduan të ftohtin për të bërë një xhiro lakuriq me trenin e shpejtësisë, për arsye bamirësie.

Në vitin 2010 u vendos rekordi në “Guinness” kur 102 njerëz lakuriq bën xhiro me trenin e shpejtësisë i njohur si “Green Scream” në Southend.

Pesë vite më vonë, 57 persona festuan rekordin botëror duke bërë një tjetër xhiro, po lakuriq, dhe duke mbledhur mbi 10 mijë paund për spitalin e Southend.

Drejtuesi i parkut të lojërave, Andrew Renton ka falënderuar të gjithë personat që u bënë pjesë e këtij aktiviteti, duke thënë se duhej pak guxim që të zhvishesh para të huajve dhe ta shohësh veten në rrjete sociale.

Ndërkohë, Lucy Thomas-Clayton nga spitali ka thënë se ndjehet mirënjohëse për këta njerëz të cilët arritën të grumbullojnë një shumë të madhe parash për një qëllim të mirë, siç është lufta kundër kancerit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel