Partizani i përgjigjet Skënderbeut: Ju u favorizuat! Mos përbaltni fitoren tonë!

26/10/2015 19:55

Partizani ka reaguar pas deklaratës së Skënderbeut, i cili akuzon zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit si të lidhur ngushtë me skuadrën kryeqytetase duke e favorizuar atë.

Në këtë përfundim, korçarët kanë mbërritur pas ndeshjes së të dielës, ku u mundën 2-1 në Qemal Stafa përmes një goli, sipas skuadrës kampione në fuqi, në pozicion të dukshëm jashtë loje.

Partizani kërkon maturi në deklaratat e lëshuara në drejtuesit korçarë, madje pretendon të kundërtën, kur thotë se Skënderbeu u favorizua nga gjyqtarët.

Deklarata e plotë e Partizanit:

U kujtojmë drejtuesve dhe klubit korçar që të jenë më të matur në deklaratat e tyre: Drejtuesit e Skënderbeut pretendojnë se goli i realizuar nga Ibrahimi është shënuar nga një pozicion i parregullt. Për më tepër në deklaratë citohet se ky episod i tillë është evidentuar vetëm nga Supersport, që çuditërisht nuk ka evidentuar një episod shumë të dukshëm dhe të diskutueshëm në zonën e Shehit një prekje evidente me dorë nga mbrojtësit korçarë.

 Çuditërisht në golin e Ibrahimit askush nga lojtarët korçarë nuk e ka protestuar qoftë edhe më një gjest në drejtim të kryesorit Jemini .Por ajo që është më absurde është fakti se edhe në përfundim të takimit si Josa ashtu edhe Salihi në prononcimet Live të tyre për Supersport, për asnjë moment nuk kanë pohuar se Partizani fitoj me një gol të parregullt.

Për më tepër klubi Partizani në faqen e tij zyrtare për çdo ndeshje poston edhe pamje filmike (video) të cilat fatmirësisht në ndeshjen ndaj Skënderbut shfaqin dukshëm dy episodet 1 golin e Ibrahimit dhe 2 momentin e prekjes me dorë nga mbrojtësit korçare. Në deklaratë citohet se Federata Shqiptare e futbollit janë të lidhur ngushtë me Partizanin.

E rikthesojmë edhe një herë se Klubi i futbollit Partizani respekton në mënyre rigoroze rregulloret e parashtruara nga Institucioni më i lartë i futbolit në vend, për më tepër që si Partizani ashtu edhe Skënderbeu janë antarë të FSHF-së . Klubi Skënderbeu duhet të tregohet më serioz në deklaratat që përcjell dhe të mos përbaltë fitoren dhe emrin e madh të Partizanit. Mos pranimi i humbjes në fushën e lojës nga kundërshtarët është mungesë respekti “FAIR PLAY”.

Top Channel