“Ëngjëlli” i vogël i aksidenteve

26/10/2015 00:00

Sapo hyn në Kukës, ende pa zënë fill qyteti, buzë rrugës gjen gjithmonë të parkuar një karrotrec, zotëruesi i të cilit është një person i veçantë. Jo vetëm sepse puna e tij lidhet me momente të vështira dhe tragjike, por sepse brenda trupit të këtij njeriu të vogël shtrihet një shpirt i madh.

Ai është Ermal Mehmeti, 31 vjeç nga Kukësi. Ka 8 vite që shërben 24 orë në 24 me automjetin e tij. Ka gjetur dhe asistuar shumë njerëz në vështirësi dhe, për ironi të fatit, dy javë më parë është përfshirë edhe vetë në një situatë tragjike.

Kjo është puna e tij, plot me të papritura të këndshme, të cilat mund të trokasin në çdo orë.

Por, nëse ndihma që mori sot Ramadani konsiderohet pjesë e punës së Ermalit, ky i fundit e ka treguar me dhjetëra herë, që humanizmi i tij shkon përtej.

Kjo është dritë-hija e rutinës së përditshme në punën e 31-vjeçarit nga Kukësi. Por, ndryshe është situata në shtëpinë e tij, ku ai ka ngritur një çerdhe dashurie, kulmi i së cilës është i biri 5-vjeçar Kledioni. E ashtu si babi, edhe i vogli është shumë i përfshirë në punën e vështirë të të atit, aq sa edhe orët e argëtimit, Ermali i ka të pamundura t’i mbajë larg karrotrecit.

Top Channel