Kur drejtuesi i autobusit bëhet hero
26/10/2015 00:00
Bian Peng është një drejtues autobusi, por nga e diela ai është edhe një hero në Kinë.
Ai shpëtoi në “in extremis” një vajzë që deshi të kërcejë nga ura mbi lumin Yangtze në Nanjing.
Peng po bënte punën e tij të zakonshme të dielën në mesditë, kur papritur kishte hetuar se një vajzë, që besohet të jetë e 30-ve, po tentonte të kërcentë nga ura.
Ai menjëherë ndaloi autobusin dhe shkoi te vajza për ta kapur. Atij i vijnë në ndihmë edhe persona të tjerë dhe e fusin në autobus, pavarësisht kundërshtimit të vajzës.
Udhëtarët menjëherë kanë telefonuar policinë dhe e kanë dorëzuar vajzën tek ata. Nuk e bëhet e ditur se përse ajo ka tentuar të bëjë vetëvrasje.
Top Channel