Kur babai është Spiderman

27/10/2015 00:00

Filmi i tij i fundit Spiderman është shfaqur në ekranin e madh në 2007, por duket se Tobey Maguire nuk i ka harruar lëvizjet e rolit të tij. Teksa ka shëtitur me djalin e tij Otis mbi shpatulla, duket se aktori po përpiqet të krijojë formën e kafshës me tetë këmbë.

Tobey hap krahët e djalit duke bërë mimikën e merimangës, teksa familja shëtiste në rrugët e Venice, në Kaliforni. Dhe teksa aktori zbavitëte djalin e tij, e shoqja Jennifer Meyers kujdesej për vajzën e tyre, Ruby.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel