Operacioni “Poker”, arrestohet personi i katërt

27/10/2015 10:55

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person të katërt në vazhdim të operacionit “Poker”, ku u sekuestruan një sasi prej 1 ton hashash. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar Bledar Qosja, 25 vjeç nga Lezha.

Gjithashtu në kërkim janë shpallur dhe tre persona të tjerë, Ndoc Deda, nga Shkodra, Faik Hasani nga Miloti dhe Kristian Brigja po nga Shkodra, pronarë kompanish. Mbi ta rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.

Një ditë më parë në sajë të operacionit “Poker” u sekuestrua një sasi prej 1 ton kanabis sativa në portin e Durrësit. Mendohet se lënda narkotike do të trafikohej për në Itali nëpërmjet një kamioni që transportonte lëndë drusore.

Top Channel