Për të patur hijen e një njeriu duhen tre elementë, burimi i dritës, një person dhe një sipërfaqe e errët. Kjo është arsyeja pse kjo foto është bërë virale, pasi tregohet hija e një personi të projektuar në mur.

Por ka një pikëpyetje, rruga është tërësisht e zbrazët. I vetmi shpjegim racional është se një pjesë e siluetës e përbën hija e shtyllës së dritës, ndërsa pjesa tjetër është pjesë e errët e ngjyrosur në mur.

Megjithatë ka dhe shumë spekulime të tjera. Fotoja është hedhur në Reddit me diçiturën: Isha duke pirë cigarë mbremjen e kaluar kur kapa këtë njollë/hije”, dhe është fotografuar në Illinois të SHBA-ve.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel