Botërori 2006, Beckenbauer mohon blerjen

27/10/2015 11:15

Hetimet në lidhje me caktimin e Gjermanisë për Botërorin e vitit 2006-të vazhdojnë të diskutohen. Së fundmi u zbulua se Komitetit Organizativ i aktivitetit, kishte derdhur në arkat e FIFA 6.7 milionë Euro, gjë që u pranua edhe nga presidenti i atij komiteti Franc Bekenbauer.

Por ky i fundit mohoi në mënyrë kategorike se ky veprim ishte një blerje e të drejtës për organizimit të ngjarjes më të madhe futbollistike në botë dhe këtë e bëri në një komunikatë për median.

“Unë, si president i Komitetit Organizativ të Botërorit 2006, mbaj përgjegjësinë për gabimin e kryer në lidhje me transfertën e parave të bërë në drejtim të FIFA-s, por ne nuk i blemë votat për ta fituar të drejtën e zhvillimit të tij”, thotë Beckenbauer.

Lajmi për transfertën prej 6.7 milionë Euro u publikua nga revista gjermane ‘Der Spigel’, sipas së cilës kjo shifër u mundësua nga Shefi Ekzekutivv i asaj kohe i Adidas-it, Robert Luis Dreëfus.

Nga ana e saj, edhe vetë Federata Gjermane e Futbollit i hodhi poshtë akuzat e ngritura duke i cilësuar ato si të pabaza, por shtoi se gjithsesi po bën hetimet për këtë shumë të derdhur për llogari të FIFA-s.

Ndërkaq, presidenti i institucionit më të lartë në Gjermani, Volfgan Nirsbah është kërkuar që në 4 nëntor të paraqitet përballë komisionit parlamentar në vend, por ai ende nuk ka deklaruar nëse do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkesë apo jo.

Top Channel