Informaliteti në transport, Haxhinasto: Në fokus, lëshimi i biletave

27/10/2015 00:00

Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto thotë se operacioni kundër informalitetit në transport do të këtë në fokus lëshimin e biletave në transportin ndërqytetas, pagesën e taksave në transferimin e pronësisë së mjetit për të luftuar sipas tij evazionin dhe ruajtjen e rrugëve nga ndërhyrjet e paligjshme.

“Vura theksin tek pikat kryesore të paketës, shërbimi në transportin ndërqytetas, ruajtjen e aseteve të rrugës, transferimin e pronësisë ku evazioni është shumë i lartë dhe respektimin e transportit me standard të fëmijëve”, është shprehur ministri Haxhinasto.

Ministri Haxhinasto thotë se do të kërkohet dhe regjistrimi i pikave të servisit, çka sipas tij do të rrisë sigurinë e automjeteve.

Top Channel