Durrës, zhduken gjimnazistet kushërira

27/10/2015 15:10

Dy kushërira gjimnaziste, që vazhdonin studimet në të njëjtën shkollë janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit pas denoncimit të marrë nga i ati i njërës prej tyre.

Prindi i shqetësuar është paraqitur në dyert e policisë për të denoncuar zhdukjen e dy vajzave prej më shumë se 24 orë.

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy të rejat dhe ka nisur marrjën në pyetje të disa personave për rënien në gjurmë të tyre.

Për momentin po kërkohet në disa pista, ku nuk përjashtohet as largimi me dëshirë dhe as rrëmbimi.

Top Channel