Bashkëpunimi, Taylor: Shqipëria ka ende nevojë për KiE-në

27/10/2015 15:30

Në Ministrinë së Punëve të Jashtme u prezantua programi i ri i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Këshillit të Europës për periudhën 2015-2017.

Zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Odeta Barbullushi tha se dokumenti i ri i përshtatet fazës euro-integruese në të cilën ndodhet vendi ynë.

Verena Taylor, drejtore e Përgjithshme e programeve në KiE, në një intervistë për Top-Channel shpjegon përse KiE duhet të vijojë së ndihmuari Shqipërinë.

***

Top Channel: Shqipëria iu bashkuaKëshillit të Europës prej më shumë se 20 vjetesh tashmë. Cili mendoni se është roli i KiE-se në ditët tona, duke patur parasysh se Shqipëria tashme është anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për në BE? Pse KiE duhet të vazhdojë punën në Shqipëri?

Verena Taylor:  Siç e thatë edhe ju, Shqipëria iu bashkua KiE-së 20 vjet më parë dhe kjo i hapi asajrrugën drejt gjitha këtyre anëtarësimeve pasi këto organizata që përmendët ndajnë të njëjtat vlera të KiE-së në lidhje me të drejtat e njeriut, sundimine ligjit dhe qeverisje të mirë. Pra, KiE është hapi i parë, nëse mund të themi kështu. Por, së dyti, shumë gjëra kanë ndodhur në këto 20 vite në Shqipëri, por edhe në pjesën tjetër të botës dhe sidomos në Europë. Edhe KiE vete u zhvillua me tej në keto vite dhe po kështu edhe standardet e tij. Ne tashme flasim për standarde në lidhje me të drejtate njeriut që 20 vjet më parë nuk ishin ende te njohura. Në të njëjtën kohë, Shqipëria është ende pak prapa në lidhje me standarde që ekzistonin në atë kohë. Pra, Shqiperia ka ende nevoje per përkrahje nga KiE në lidhje me këto standarde me qellim per t’i permbushur ato.

Top Channel: Rreth Dokumentit te Bashkëpunimit, puna programatike e KiE-se është rritur në 4 vitet e fundit. Cilat do të jenë përfitimet për Shqipërinë në të ardhmen?

Verena Taylor: Kjo është një metodë bashkëpunimi që kemi zhvilluar me shumë shtete te tjera anëtare. Shqipëria nuk është i vetmi vend. Objektivi është të mbështesë axhendën kombëtare te reformave në vend dhe në të njëjtën kohë të ndihmoje vendin që të respektojë angazhimin e bëre, me antaresimin e tij ne KiE, në fushën e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit, krimit të organizuar, korrupsionit, funksionimit të gjyqësorit, lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së medias. Së treti, dokumentii bashkëpunimit gjithashtu synon te mbështeseperpjekjet per integrim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Pra, kemi te bejme me një synim te trefishte dhe kjo është po aq e rëndësishme në katër vitet e ardhshme siç ishte edhe në katër vitet e fundit. Ne fakt,jane arritur rezultate të prekshme dhe kjo është arsyeja pse qeveria tha: Po, ne duam të vazhdojmë punën me KiE-ne në këto fusha sepse kjo me të vërtetë na ndihmon të cojme përpara axhenden tone dhe për të arritur objektivat tona.

Top Channel: Si ka qenë bashkëpunimi i deritanishëm me qeverinë shqiptare?

Verena Taylor: Përvoja jonë është shumë pozitive. Ka mjaft entuziazmem nga qeveria për të bashkëpunuar me ne. Ekziston edhe shumë mbështetje nga donatorët dhe partnerët, sepse ne nuk jemi vetëm në këtë gje – ne punojmë së bashku me disa shtete anëtare si Zvicra apo Norvegjia. Veçanërisht kur flitet per bazën legjislative mund te themi “po”, ka progres. Ndërtimi i kapaciteteve dhe zbatimi gjithmonë marrin më shumë kohe, por ne gjejmë një klimë pozitive për të punuar këtu.

Top Channel: Në 9 muajt e fundit ka pasur një debat të madh në Shqipëri në lidhje me reformën në drejtësi. Mund te me thoni se cili është roli i Këshillit të Europës në gjithë këtë?

Verena Taylor: Ka shtresa te ndryshme të mbështetjes së Këshillit të Evropës në lidhje me reformën në sektorin e drejtësisë. Sigurisht, para së gjithash, është Komisioni i Venecias i cili e shikon sektorin e drejtësisë nga një pikëpamje kushtetuese–pra, njehsimi në mënyrë korrekte i sektoritte drejtësisë me kushtetutën. Por, së dyti, ne mund të mbështesim sektorin e drejtësisë vetë me reformat që synojnë funksionimin më të mirë të gjyqësorit, që të mos korrupsionit, procedurat më të shpejtë, gjyqtarëve të trajnuar mirë, më të pavarësisë së gjyqësorit dhe qeverinë, dhe më pak ndërhyrje nga autoritetet. Kjo është pak a shumë ajo që ne jemi duke synuar për të ardhmen.

Top Channel: Siç e përmendët dhe ju, në këtë moment kjo reformë po pret Komisionin e Venecias për të dhënë mendimin e ti. Cili të jetë roli shtesë i KiE-së dhe cilat janë pritshmëritë tuaja nga e gjithë kjo?

Verena Taylor: Unë mund të them shumë për mendimin e Komisionit të Venecias për shkak se nuk është i njohur akoma –Komisioni sapo ka filluar të shikoje dosjes. Por, ne kemi instrumente të tjera perveç Komisionitte Venecias qe është edhe ai me shumë i njohur. Në veçanti dua te permend Komisionin Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë që punon drejtpërdrejt me sistemet gjyqësore dhe i ndihmon ata për të menaxhuar më mirëngarkesën apo që të atribuojnë rastet në një mënyrë që e bën më të vështirë dhenien ryshfet gjyqtarëve, për shembull, dhe kjo gje sjell rezultate të matshme. Pra, mund të matet rezultati para dhe pas nderhyrjes dhe te shihet ndryshimi.

Top Channel: Cili do të jetë fokusi i punës suaj në të ardhmen dhe si e shihni bashkëpunimin me autoritetet shqiptare? Çfarë do të bëni ndryshe në 3-5 vitet e ardhshme?

Verena Taylor: Bashkëpunimi ynë fokusohet në pesë fusha, duke filluar me reformën e sektorit të drejtësisë që ju sapo përmendur. Nëse ju më pyesni se çfarë duhet të jenë ndryshe dhe çfarë do të jetë ndryshe, unë do të thoja një sistem gjyqësor që funksionon më shumë në përputhje me standardet evropiane, që ka më pak korrupsion, dhe qe ka procedura më të pershpejtuara – ky do të jetë objektivi ynë kryesor.

Së dyti, ne punojmë në fushën e luftes kunder korrupsionit, krimit ekonomik dhe krimit të organizuar. Ka edhe aktorë të tjerë që punojnë në këto fusha, jo vetëm KiE. Ne kemi vendosur, së bashku me autoritetet, për t’u përqëndruar në një numër te caktuar fushash, në veçanti ne ato qe kane të bëjnë me menaxhimin e aseteve, ndërtimin e kapaciteteve në shërbimin civil, per te menaxhuar më mirë rastet e korrupsionin, por edhe me edukimin mbi korrupsionin.

Fusha e tretë është liria e shprehjes dhe e medias ku ne do të vazhdojmë të punojmë me Autoritetin e Medias Audio-Vizive dhe të tjerë, për të mbështetur njerëz si Ju, dhe median si te tere.

Së katërti, ne punojmë edhe në fushen qeverisjen se mirë. Kjo ka shumë lidhje me reformën territoriale e cila tashmë është në vazhdim e siper dhe mendoj se kjo do të finalizohetnë 5 vitet e ardhshme–pra, objektivi i reformës duhet të arrihet në 5 vjet kohe.

Se fundmi, janë ndërhyrjet qe kane të bëjnë me se shumti me trashëgimisëkulturore por edhe me të rinjtë, të drejtat e fëmijëve, LGBT, etj. Kjo është më shumë një koleksion i fushave më të vogla dhe ne shpresojmë se do të ndihmojë Shqipërinë që të ketë një shoqëri ku diversiteti respektohet dhe mbështetet gjithashtu.

Top Channel