Jessie J, relaks në pishinë

27/10/2015 00:00

Ajo asnjëherë nuk ka hezituar që të shfaq trupin në skenë, e aq më pak jashtë saj.

Jessie J ka postuar të martën një video ku shihet me bikini në pishinë, duke u relaksuar.

Në video, të cilën e ndau më 4.3 milionë ndjekësit e saj, bëri edhe një dedikim për nipërit e mbesat dhe të gjithë familjen.

Jessie J, emri i vërtetë i të cilës është Jessica Ellen Cornish, i dha fund lidhjes me këngëtarin e R&B Luke James me arsyetimin se ai e përdori famën e saj për të rritur profilin e tij në industrinë e muzikës.

Top Channel