AAK: MSA-ja, hap i rëndësishëm edhe pse jo e plotë

27/10/2015 00:00

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përshëndetur nënshkrimin e MSA-së, duke thënë se, megjithëse nuk është plotë siç ka qenë për vendet e tjera, ajo është rezultat i një përpjekjeje të disa brezave qeverisës të Kosovës, ndaj si i tillë është një hap i rëndësishëm.

AAK bën të ditur se, nënshkrimi i MSA-së jo domosdoshmërisht është garanci për rrugë të shpejtë për anëtarësimin në BE, sepse ky i fundit është drejtpërdrejt i ndërlidhur me nivelin e qeverisjes së brendshme dhe demokratizimin në tërësi.

Më poshtë vjen edhe deklarata e plotë e AAK-së me këtë rast:

Megjithëse MSA-ja e nënshkruar sot në Strasburg nuk është plotë, siç ka qenë për vendet e tjera, ajo është rezultat i një përpjekjeje të disa brezave qeverisës të Kosovës, prandaj si i tillë është një hap i rëndësishëm.

Nënshkrimi i MSA-së, jo domosdoshmërisht është garanci për rrugë të shpejtë për anëtarësimin në BE, sepse ky i fundit është drejtpërdrejt i ndërlidhur me nivelin e qeverisjes së brendshme dhe demokratizimin në tërësi.

Kroacia dhe Maqedonia e kanë nënshkruar MSA-në në vitin 2001. Madje, Kroacia e ka nënshkruar 6 muaj dhe 20 ditë pas Maqedonisë, por Kroacia ka kohë që është anëtare e BE-së, ndërsa Maqedonia është shumë larg në rrugëtimin e saj.

Fatkeqësisht, Kosova është e fundit që e nënshkruan këtë marrëveshje, ndaj dhe institucionet e Kosovës do të kenë sfida të mëdha përpara vetes, në plotësimin e kritereve që kërkon kjo marrëveshje. Pika më e dobët e Kosovës, aktualisht është cilësia e qeverisjes, për përmirësimin e së cilës AAK është e vendosur.

Top Channel