“Burrneshat” në Tiranë

27/10/2015 00:00

Nga 28 tetori në Tiranë nisë edicioni i 13 i TIFF. Gjatë nëntë ditëve të festivalit, i cili do të zhvillohet mes kinemave “Millennium” dhe “Agimi”, do të shfaqen 120 filma të gjinive të ndryshme.

Sipari çelet me filmin premierë kombëtar “Burrneshat”, me regji të Laura Bispurit, bazuar në romanin e Elvira Donës, “Virgjëresha e përbetuar”.

Ky film është edhe në listën e 10 filmave me metrazh të gjatë të cilët do të jenë në konkurim zyrtar. Të tjerë filma në garë bashkëprodhime shqiptare dhe tërësisht shqiptare janë “Babai” i Visar Morinës, “Amsterdam Express” i Fatmir Kocit dhe “Across the sea”, zvicerano-shqiptar.

Të tjerë filma në garë janë edhe “Pikadero”, bashkëprodhim i Spanjës dhe Mbreterisë së Bashkuar,  “Xenia” Greqi, Francë dhe Belgjikë, “Raul”, prodhim kilian, “Banat” Itali dhe vende të Ballkanit, “She comes back on Thursday” Brazil, “Index zero” Mbretëri e Bashkuar dhe Itali.

Sipas drejtorit të festivalit Agron Domi, një pjesë e filmave me metrazh të gjatë që do të shfaqen në TIFF kanë qenë pjesëmarrës në festivale të rëndësishme në botë, si dhe të tjerë janë premiera europiane e botërore.

“Nuk është vetëm mburrje fakti që filmat që kanë qenë në festivale prestigjioze nuk mungojnë në TIFF, pavarësisht se ne nuk paguajmë distributorët e filmit, sepse do të ishte më e lehtë t’i paguajmë dhe mund të sjellësh çdo lloj filmi. Por, këta që i sjellin, i sjellin sepse duan që të jenë pjesë e TIFF”, u shpreh Agron Domi, drejtor i festivalit.

Pjesë e programeve speciale janë “The life is short” me prodhim italian, si dhe një homazh për Pasolinin dhe Ëomen to ëomen: programi me filma meksikane me autore gra, me ne qender te filmave figurat e grave.

Top Channel