Halle Berry dhe Olivier Martinez divorcohen

27/10/2015 19:30

Halle Berry dhe Olivier Martinez po shkojnë drejt divorcit. Aktorët, të cilët kanë së bashku një djalë, po ndahen pas një marrëdhënieje 2-vjeçare.

Në një komunikatë të përbashkët, Berry dhe Martinez shkruajnë: “Me keqardhje të madhe ju njoftojmë se kemi marrë vendimin për t’u divorcuar. Do të ecim përpara me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe do të bëjmë më të mirën për djalin tonë”.

Aktorët 49-vjeçarë janë takuar për herë të parë në sheshxhirimin e filmit “Dark Tide”, në vitin 2010.

Top Channel