Pranga përmbaruesit privat

27/10/2015 19:40

Policia e Tiranës ka arrestuar pasditen e së martës me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” përmbaruesin privat Baftjar Nelaj, një emër jo pak i njohur për blutë e kryeqytetit, pasi është shoqëruar disa herë në polici për incidente të ndryshme.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, mësohet se Nelaj është ndaluar për fakin se gjatë ekzekutimit të një vendimi të Gjykatës së Tiranës, ku ishin të përfshirë dy persona, në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ka bërë bllokimin e pronave dhe të 3 personave të tjerë, prona të cilat nuk ishin objekt i këtij vendimi gjyqësor.

Për të dokumentuar plotësisht këtë ngjarje, në cilësinë e provës materiale është administruar i gjithë dokumentacioni përkatës si dhe dosja përmbarimore në zyrën e Baftjar Nelajt.

Top Channel