Ato, në të shumtën e rasteve janë modele që frymëzojnë e që përcaktojnë trendin e shoqërisë. Personazhet publike apo yjet e showbizz-it janë gjithmonë të kujdesshëm për t’u prezantuar sa më bukur. Por, çfarë mendojnë ata për ndërhyrjet kirurgjikale estetike?

1) Naomi Campbell
“Është normale për ata, që bëjnë ndërhyrje për t’u ndjerë mirë me veten e tyre, e jo për t’u pëlqyer të tjerëve” – Harper’s Bazaar, mars 2012.

2) Kylie Jenner
“Ju që më keni ndjekur që kur isha 9 vjeç, e keni parë që fytyra ime po ndryshon. Tashmë unë di të bëj ‘make up’, konturin dhe gjithçka. Nuk kam bërë ndërhyrje kirurgjikale, nuk do të them kurrë jo, por nuk i dëshiroj tani. Për momentin kam fryrë vetëm buzët” – Cosmopolitan, janar 2015.

3) Gwyneth Paltrow
“Unë përdor produkte organike, por bëj edhe lazer. Kam provuar ndoshta çdo gjë. Ndoshta do të jem e frikësuar për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, por flisni me mua kur të jem 50-vjeçare. Do të provoj diçka” – Harper’s Bazaar, maj 2013.

4) Julia Roberts
“Fytyra juaj tregon një histori dhe ajo nuk duhet të jetë historia e rrugës tuaj për në zyrën e doktorit” – Elle, gusht 2010.

5) Sofia Vergara
“Pse jo? Dua të them jo ende, por ndoshta unë do të bëj qeskat poshtë syve kur të arrij moshën 50 vjeç. Do të shikoj për çfarë do të kem nevojë, por nuk mund të them jo” – Redbook, gusht 2014.

6) Lisa Kudrow
“Unë bëra një ndërhyrje në hundë përpara se të shkoja te një shkollë e re. Ishte një ndryshim shumë, shumë i mirë” – The Saturday Evening Post.

Top Channel